2 i Mbretërve 10:34-36 Bibla Shqip (ALBB)

34. Pjesa tjetër e bëmave të Jehut, tërë ato që bëri dhe të gjitha trimëritë e tij a nuk janë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit?

35. Pastaj Jehun e zuri gjumi bashkë me etërit e tij dhe e varrosën në Samari. Në vend të tij mbretëroi i biri Jehoahazi.

36. Jehu mbretëroi mbi Izraelin në Samari njëzet e tetë vjet.

2 i Mbretërve 10