2 i Kronikave 2:11-18 Bibla Shqip (ALBB)

11. Dhe Hirami, mbret i Tiros, u përgjigj me një shkrim, që i dërgoi Salomonit: "Me qenë se Zoti e do popullin e tij, të ka caktuar mbret mbi të".

12. Hirami thoshte gjithashtu: "I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, që ka bërë qiejt dhe tokën, sepse i ka dhënë mbretit David një bir të urtë, shumë të zgjuar dhe të aftë, që do të ndërtojë një tempull për Zotin dhe një pallat mbretëror për vete!

13. Unë po të dërgoj një njeri të shkathët dhe të ditur të atit tim Hiram, që është

14. bir i një gruaje nga bijat e Danit, ndërsa i ati ishte një njeri nga Tiro. Ai di të punojë arin, bronzin, hekurin, gurin, drurin, purpurin dhe ngjyrë vjollcën, të kuqe flakë, pëlhurën e hollë dhe di të bëjë çdo prerje dhe çdo lloj vizatimi që i besohet. Ai do të punojë me specialistët e tu dhe me specialistët e zotit tim David, atit tënd.

15. Tani, pra, imzot le t'u dërgojë shërbëtorëve të tij grurin, elbin, vajin dhe verën, që u ka premtuar;

16. dhe ne do të presim tërë drurët e Libanit për të cilat ke nevojë; do t'i sjellim me trap nëpër det deri në Jafo dhe ti do t'i mbartësh në Jeruzalem".

17. Salomoni regjistroi tërë të huajt që ndodheshin në vendin e Izraelit, mbas regjistrimit që kishte bërë Davidi, i ati; ata ishin njëqind e pesëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind veta,

18. dhe mori shtatëdhjetë mijë prej tyre për të mbartur pesha, tetëdhjetë mijë për të prerë gurë në mal dhe tre mijë e gjashtëqind mbikëqyrës që ta bënin popullin të punonte.

2 i Kronikave 2