11. Përforcoi fortesat dhe vendosi komandantë dhe depo ushqimesh, vaji dhe vere.
12. Në çdo qytet vendosi mburoja dhe shtiza dhe i bëri jashtëzakonisht të forta. Kështu ai pati me vete Judën dhe Beniaminin.
13. Përveç kësaj nga të gjitha territoret e tyre priftërinjtë dhe levitët e tërë Izraelit morën anën e tij.
14. Në të vërtetë levitët braktisën tokat e tyre për kullotë dhe pronat e tyre dhe shkuan në Judë dhe në Jeruzalem, sepse Jeroboami me bijtë e tij i kishte përzënë nga shërbimi si priftërinj të Zotit,
15. dhe kishte caktuar priftërinj për vendet e larta, për demonët dhe për viçat që kishte bërë.
16. Mbas levitëve ata nga gjithë fiset e Izraelit që kishin vendosur në zemër të tyre të kërkonin Zotin, Perëndinë e Izraelit, vajtën në Jeruzalem për t'i ofruar flijime Zotit, Perëndisë të etërve të tyre.