1. Dhe, duke qenë bashkëpunëtorë të tij, ju këshillojmë të mos e pranoni më kot hirin e Perëndisë,
2. sepse ai thotë: ''Në kohë të pëlqyer unë të dëgjova dhe në ditë shpëtimi të ndihmova''. Ja, pra, koha e pëlqyer, ja, pra, dita e shpëtimit.
3. Ne nuk japim asnjë shkas për skandal në asnjë gjë, që të mos shahet shërbesa jonë;
4. por në çdo gjë e rekomandojmë veten tonë si shërbëtorë të Perëndisë në shumë vuajtje, në shtrëngime, në nevoja, në ngushtica,
5. në rrahje, në burgosje, në kryengritje, në mundime, në të pafjetura, në agjërime,
6. me pastërti, me njohuri, me durim, me mirësi, me Frymën e Shenjtë, me dashuri jo të shtirur,
7. me fjalën e së vërtetës, me fuqinë e Perëndisë, me armët e drejtësisë në të djathtë dhe në të majtë,
8. në lavdi dhe në çnderim, me emër të mirë dhe me emër të keq;