8. sa më i lavdishëm do të jetë shërbimi i Frymës?
9. Sepse, nëse shërbimi i dënimit qe rrethuar me lavdi, shumë më tepër do të teprojë në lavdi shërbimi i drejtësisë.
10. Sepse ç'ka është lavdëruar nuk është lavdëruar nga kjo pikëpamje, për shkak të asaj lavdie që e kapërcen çdo masë.
11. Sepse, në qoftë se ajo që duhet të anulohej u rrethua me lavdi, ajo që mbetet do të jetë shumë më e lavdishme.
12. Duke pasur, pra, një shpresë të tillë, flasim me shumë guxim,
13. dhe jo si Moisiu, i cili vinte një vel mbi fytyrën e vet, që bijtë e Izraelit të mos vështronin me sy fundin e asaj që duhej të anulohej.
14. Por mendjet e tyre u errën; sepse, në leximin e besëlidhjes së vjetër, po ky vel mbetet pa u hequr, sepse veli anulohet në Krishtin.
15. Por deri më sot, kur lexohet Moisiu, një vel mbetet mbi zemrat e tyre.
16. Por kur Izraeli të kthehet te Zoti, veli do të hiqet.
17. Sepse Zoti është Fryma, dhe atje ku është Fryma e Zotit, atje është liria.