2 e Korintasve 3:7-18 Bibla Shqip (ALBB)

7. Dhe, në qoftë se shërbimi i vdekjes, që ishte gdhendur me shkronja mbi gurë, qe i lavdishëm aq sa bijtë e Izraelit nuk mund të vështronin me sy fytyrën e Moisiut, për shkak të lavdisë së pamjes së tij, që duhet të anulohej,

8. sa më i lavdishëm do të jetë shërbimi i Frymës?

9. Sepse, nëse shërbimi i dënimit qe rrethuar me lavdi, shumë më tepër do të teprojë në lavdi shërbimi i drejtësisë.

10. Sepse ç'ka është lavdëruar nuk është lavdëruar nga kjo pikëpamje, për shkak të asaj lavdie që e kapërcen çdo masë.

11. Sepse, në qoftë se ajo që duhet të anulohej u rrethua me lavdi, ajo që mbetet do të jetë shumë më e lavdishme.

12. Duke pasur, pra, një shpresë të tillë, flasim me shumë guxim,

13. dhe jo si Moisiu, i cili vinte një vel mbi fytyrën e vet, që bijtë e Izraelit të mos vështronin me sy fundin e asaj që duhej të anulohej.

14. Por mendjet e tyre u errën; sepse, në leximin e besëlidhjes së vjetër, po ky vel mbetet pa u hequr, sepse veli anulohet në Krishtin.

15. Por deri më sot, kur lexohet Moisiu, një vel mbetet mbi zemrat e tyre.

16. Por kur Izraeli të kthehet te Zoti, veli do të hiqet.

17. Sepse Zoti është Fryma, dhe atje ku është Fryma e Zotit, atje është liria.

18. Dhe ne të gjithë, duke soditur fytyrëzbuluar lavdinë e Zotit si në pasqyrë, transformohemi në të njëjtën shëmbëllim nga lavdia në lavdi, posi prej Frymës së Zotit.

2 e Korintasve 3