2 e Korintasve 11:30-33 Bibla Shqip (ALBB)

30. Në qoftë se duhet të mburrem, unë do të mburrem me ato që kanë të bëjnë me dobësinë time.

31. Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, që është i bekuar përjetë, e di se unë nuk gënjej.

32. Në Damask, qeveritari i mbretit Areta e ruante qytetin e damaskasve për të më zënë,

33. por nga një dritare më ulën përgjatë murit me një shportë, dhe shpëtova nga duart e tij.

2 e Korintasve 11