2 e Korintasve 10:1-4 Bibla Shqip (ALBB)

1. Personalisht unë, Pali, po ju këshilloj me anë të zemërbutësisë dhe të mirësisë së Krishtit; unë, që kur ndodhem vetë midis jush jam i përulur, ndërsa kur jam larg jush tregohem i guximshëm ndaj jush.

2. Ju lutem, që, kur të vij te ju, të mos jem i detyruar të veproj me guxim me atë siguri, me të cilin mendoj të guxoj kundër disave, që na konsiderojnë sikur ecim sipas mishit.

3. Sepse, edhe pse ecim në mish, nuk luftojmë sipas mishit,

4. sepse armët e luftës sonë nuk janë prej mishi, por të fuqishme në Perëndinë për të shkatërruar fortesat,

2 e Korintasve 10