1 Timoteut 2:9-15 Bibla Shqip (ALBB)

9. Në mënyrë të njëjtë dua që edhe gratë, të vishen hijshëm, me cipë dhe modesti dhe jo me gërsheta a me ar, a me margaritarë, a me rroba të shtrenjta,

10. po me vepra të mira, si u ka hije grave që i kushtohen perëndishmëri.

11. Gruaja le të mësojë në heshtje dhe me çdo nënshtrim.

12. Nuk e lejoj gruan që të mësojë, as të përdori pushtet mbi burrin, por të rrijë në heshtje.

13. Në fakt së pari u formua Adami dhe më pas Eva.

14. Dhe nuk u gënjye Adami, por gruaja u gënjye dhe ra në shkelje.

15. Megjithatë ajo do të shpëtohet duke lindur fëmijë, në qoftë se do të qëndrojnë në besim, në dashuri dhe në shenjtërim me modesti.

1 Timoteut 2