4. dhe të mos merren me përralla dhe me gjenealogji që s'kanë të sosur, të cilat shkaktojnë përçarje më tepër sesa vepra e Perëndisë, që mbështetet në besim.
5. Qëllimi i këtij urdhërimi është dashuria, prej një zemre të pastër, prej një ndërgjegjeje të pastër dhe prej një besimi jo të shtirur.
6. Disa, duke u shmangur nga këto gjëra, u kthyen në biseda të kota dhe,
7. duke dashur të jenë mësues të ligjit, nuk kuptojnë as ato që thonë, as ato që pohojnë.
8. Dhe ne e dimë se ligji është i mirë, në qoftë se njeriu e përdor si duhet;