1 Thesalonikasve 5:1-4 Bibla Shqip (ALBB)

1. Sa për kohët dhe për stinët, vëllezër, nuk keni nevojë që t'ju shkruaj,

2. sepse ju vetë e dini shumë mirë se dita e Zotit do të vijë, si një vjedhës natën.

3. Sepse, kur thonë: "Paqe dhe siguri", atëherë një shkatërrim i papritur do të bjerë mbi ta, ashtu si dhembjet e lindjes të gruas shtatzënë dhe nuk do të shpëtojnë.

4. Por ju, vëllezër, nuk jeni në errësirë, që ajo ditë t'ju zërë në befasi si një vjedhës.

1 Thesalonikasve 5