5. Ata do të japin llogari para atij që është gati të gjykojë të gjallë e të vdekur.
6. Për këtë në fakt, ungjilli u është predikuar edhe të vdekurve, që ata të gjykohen në mish sipas njerëzve, por të jetojnë në frymë sipas Perëndisë.
7. Tashmë fundi i të gjithave u afrua; jini, pra, të përkorë dhe rrini zgjuar për t'iu kushtuar lutjeve.
8. Dhe të keni para së gjithash një dashuri të madhe për njëri-tjetrin, sepse ''dashuria do të mbulojë një shumicë mëkatesh''.
9. Jini mikpritës njëri për tjetrin, pa murmuritje.
10. Gjithsecili le ta vërë në shërbim të tjetrit dhuntinë që ka marrë, si kujdestarë të mirë të hirit të shumëfarshëm të Perëndisë.