1 Pjetrit 1:16-21 Bibla Shqip (ALBB)

16. sepse është shkruar: ''Jini të shenjtë, sepse unë jam i shenjtë''.

17. Dhe në qoftë se thërrisni si Atë atë që, pa favorizuar njeri, gjykon sipas veprës së gjithsecilit, kalojeni kohën e shtegtimit tuaj mbi dhe me frikë,

18. duke ditur se jo me anë gjërash që prishen, si argjendi ose ari, jeni shpenguar nga mënyra e kotë e të jetuarit të trashëguar nga etërit,

19. por nga gjaku i çmuar i Krishtit, si të Qengjit të patëmetë dhe të panjollë,

20. të paranjohur përpara krijimit të botës, por të shfaqur kohët e fundit për ju,

21. që, nëpërmjet tij, të besoni në Perëndinë që e ringjalli prej së vdekurish dhe i dha lavdi, që besimi juaj dhe shpresa të jenë në Perëndinë.

1 Pjetrit 1