1 i Samuelit 30:18-22 Bibla Shqip (ALBB)

18. Kështu Davidi rimori të gjitha ato që amalekitët kishin marrë me vete; Davidi gjeti edhe dy gratë e tij.

19. Kështu ata nuk humbën asgjë, as të vegjlit as të rriturit, as bijtë as bijat, as plaçkat dhe as ndonjë gjë tjetër që u kishin marrë. Davidi i rimori të gjitha.

20. Kështu Davidi shtiu në dorë kopetë e bagëtisë së imët dhe tufat e bagëtisë së trashë; dhe ata që ecnin para bagëtive thoshin: "Kjo është plaçka e Davidit!".

21. Pastaj Davidi arriti te dyqind njerëzit që kishin qenë tepër të lodhur për të shkuar pas Davidit që ai i kishte lënë në përruan e Besorit. Këta i dolën para Davidit dhe njerëzve që ishin me të. Kështu Davidi iu afrua atyre dhe i përshëndeti.

22. Atëherë tërë njerëzit e këqij dhe të poshtër që kishin shkuar me Davidin filluan të thonë: "Me qenë se këta nuk erdhën me ne; nuk do t'u japim asgjë nga plaçka që kemi shtënë në dorë, përveç grave dhe fëmijëve të secilit; t'i marrin dhe të ikin!".

1 i Samuelit 30