23. Kështu ai shkoi vetë atje, në Najoth të Ramahut, por edhe ai u përshkua nga Fryma e Perëndisë, dhe e vazhdoi udhëtimin e tij duke bërë profeci derisa arriti në Najoth të Ramahut.
24. Edhe ai i hodhi rrobat e tij dhe bëri profeci përpara Samuelit, dhe qëndroi i shtrirë lakuriq për tokë tërë atë ditë dhe tërë atë natë. Prandaj thuhet: "Edhe Sauli figuron midis profetëve?".