1. Një ditë ndodhi që Jonathani, bir i Saulit, i tha shqytarit të tij të ri: "Eja, shkojmë drejt pozicioneve të filistenjve, që ndodhen në anën tjetër". Por nuk i tha asgjë të atit.
2. Sauli rrinte atëherë në skajin e Gibeahut nën shegën që është në Migron, dhe njerëzit që ishin me të arrinin në rreth gjashtë qind veta.
3. Ahijahu, bir i Ahitubit, vëllai i Ikabodit, birit të Finehasit, birit të Elit, prift i Zotit, në Shiloh kishte veshur efodin. Por populli nuk e dinte që Jonathani kishte ikur.