16. Sauli, Jonathani, bir i tij, dhe njerëzit që mbetën me ta qëndruan në Gibeah të Beniaminit, ndërsa filistenjtë ishin vendosur në Mikmash.
17. Pastaj nga kampi i filistenjve dolën disa cuba, të ndarë në tri grupe: njeri grup mori udhën në drejtim të Ofrahut, drejt vendit të Shualit;
18. një grup tjetër u fut në rrugën e Beth-Horonit; grupi i tretë mori rrugën e kufirit që sundon luginën e Tseboimit, në drejtim të shkretëtirës.
19. Në tërë vendin e Izraelit nuk gjeje as edhe një kovaç, sepse filistenjtë thoshin: "Hebrenjtë të mos prodhojnë shpata ose shtiza".