1 i Samuelit 13:15-20 Bibla Shqip (ALBB)

15. Pastaj Samueli u ngrit dhe u ngjit nga Gilgali në Gibeah të Beniaminit, dhe Sauli kaloi në revistë popullin që gjendej me të; ishin rreth gjashtë qind veta.

16. Sauli, Jonathani, bir i tij, dhe njerëzit që mbetën me ta qëndruan në Gibeah të Beniaminit, ndërsa filistenjtë ishin vendosur në Mikmash.

17. Pastaj nga kampi i filistenjve dolën disa cuba, të ndarë në tri grupe: njeri grup mori udhën në drejtim të Ofrahut, drejt vendit të Shualit;

18. një grup tjetër u fut në rrugën e Beth-Horonit; grupi i tretë mori rrugën e kufirit që sundon luginën e Tseboimit, në drejtim të shkretëtirës.

19. Në tërë vendin e Izraelit nuk gjeje as edhe një kovaç, sepse filistenjtë thoshin: "Hebrenjtë të mos prodhojnë shpata ose shtiza".

20. Kështu tërë izraelitët shkonin te filistenjtë për të mprehur kush plorin, kush sëpatën, kush belin.

1 i Samuelit 13