8. Dhe ky tempull, megjithëse kaq i madhërishëm, do të jetë një vend i shkretë; kushdo që do t'i kalojë afër do të mbetet i habitur dhe do të fërshëllejë, dhe ka për të thënë: "Pse Zoti e ka trajtuar kështu këtë vend dhe këtë tempull?".
9. Atëherë do t'i përgjigjen: "Sepse kanë braktisur Zotin, Perëndinë e tyre, që i nxori etërit e tyre nga vendi i Egjiptit dhe janë dhënë pas perëndive të tjera, janë përkulur para tyre dhe u kanë shërbyer; për këtë arsye Zoti ka sjellë mbi ta tërë këtë fatkeqësi"".
10. Njëzet vjet pasi Salomoni kishte ndërtuar dy ndërtesat, shtëpinë e Zotit dhe pallatin mbretëror,
11. (Hirami, mbret i Tiros, e kishte furnizuar Salomonin me gjithë drurin e cedrit dhe të qiparisit dhe me arin që dëshironte), mbreti Salomon i dha Hiramit njëzet qytete në vendin e Galilesë.
12. Hirami erdhi nga Tiro për të parë qytetet që i kishte dhënë Salomoni, por nuk i pëlqyen;
13. dhe tha: "Ç'qytete janë këto që më ke dhënë, o vëllai im?". Dhe i quajti "vendi i Kabulit", emër që përdoret edhe sot e kësaj dite.
14. Pastaj Hirami i dërgoi mbretit njëqind e njëzet talente ari.
15. Ky është raporti i punës së detyruar që mbreti Salomon rekrutoi për të ndërtuar shtëpinë e Zotit, shtëpinë e tij, Milon, muret e Jeruzalemit, Hatsorin, Megidon dhe Gezerin.
16. (Faraoni, mbret i Egjiptit, kishte dalë dhe kishte pushtuar Gezerin, i kishte vënë flakën dhe kishte vrarë kanaanenjtë që banonin në qytete; pastaj ia kishte dhënë si prikë vajzës së tij, bashkëshortes së Salomonit).
17. Pastaj Salomoni rindërtoi Gezerin, Beth-Horonin e poshtëm,
18. Baalathin dhe Tadmorin në pjesën e shkretë të vendit,