1. Mbas përfundimit nga ana e Salomonit të ndërtimit të shtëpisë të Zotit, të pallatit mbretëror dhe të gjitha gjërave që Salomoni dëshironte dhe kishte ndërmend të bënte,
2. Zoti iu shfaq një herë të dytë Salomonit, ashtu siç i qe shfaqur në Gabaon,
3. dhe Zoti i tha: "Unë e përmbusha lutjen tënde dhe kërkesën që bëre para meje; kam shenjtëruar këtë tempull që ti ke ndërtuar për t'i vënë emrin tim përgjithnjë; aty do të jenë përgjithnjë sytë dhe zemra ime.