10. Ben-Hesed në Aruboth; Sokothi dhe tërë vendi i Heferit ishin pronë e tij;
11. Ben-Abinabadi, në gjithë krahinën e Dorit; Tafatha, bijë e Salomonit, ishte gruaja e tij;
12. Baana, bir i Ahiludit, kishte Taanakun, Megidon dhe tërë Beth-Shenin, që është pranë Tsarethanit, poshtë Jezreelit, dhe që shtrihet nga Beth-Sheani deri në Abel-Meholahu dhe matanë Jokneamit.
13. Ben-Geber, në Ramoth të Galaadit, kishte fshatrat e Jairit, birit të Manasit, në Galaad, si edhe Argobin në Bashan, gjashtëdhjetë qytete të mëdha me mure dhe shule prej bronzi;
14. Ahinadabi, bir i Idos, në Mahanaim;
15. Ahimaatsi, në Neftali; edhe ai kishte për grua Basmethin, një nga bijat e Salomonit;
16. Banahun, bir i Hushait, në Asher dhe në Aloth;
17. Jozafati, bir i Parnahut, në Isakar;
18. Shimei, bir i Elahut, në Beniamin;
19. Geberi, bir i Urit, në vendin e Galaadit, në vendin e Sihonit, mbretit të amorenjve, dhe të Ogut, mbretit të Bashanit; ai ishte i vetmi prefekt që ishte në vend.
20. Juda dhe Izraeli ishin të shumtë si rëra që është në bregun e detit. Ata hanin dhe pinin me gaz.