1 i Mbretërve 21:27-29 Bibla Shqip (ALBB)

27. Kur Ashabi dëgjoi këto fjalë, grisi rrobat e tij, e mbuloi trupin me një thes dhe agjëroi; binte në shtrat i mbështjellë me thesin dhe ecte si i përvuajtur.

28. Atëherë fjala e Zotit iu drejtua Elias, tishbitit, duke i thënë:

29. "A e pe si u poshtërua Ashabi para meje? Duke qenë se u poshtërua para meje, unë nuk do ta godas me fatkeqësinë sa është i gjallë, por do të dërgoj fatkeqësinë mbi shtëpinë e tij gjatë jetës së birit të tij".

1 i Mbretërve 21