1 i Mbretërve 13:15-17 Bibla Shqip (ALBB)

15. Atëherë profeti plak i tha: "Eja në shtëpinë time për të ngrënë diçka".

16. Por ai u përgjigj: "Nuk mund të kthehem prapa as të vij me ty, nuk mund të ha bukë dhe të pi ujë me ty në këtë vend,

17. sepse Zoti më ka thënë: "Ti atje nuk do të hash bukë as do të pish ujë, dhe nuk do të kthehesh nëpër rrugën e përshkuar kur shkove".

1 i Mbretërve 13