27. banonin në afërsitë e shtëpisë së Perëndisë, sepse atyre u ishte besuar ruajtja e saj, si dhe hapja e saj çdo mëngjes.
28. Disa prej tyre ishin përgjegjës për objektet që përdoreshin në shërbimin e tempullit, dhe ata i numëronin kur i çonin brenda dhe kur i çonin jashtë.
29. Të tjerë përkundrazi ishin ngarkuar me ruajtjen e mobilieve, të gjithë veglave, të majës së miellit, të verës, të vajit, të temjanit dhe të aromave.
30. Disa bij të priftërinjve përgatisnin melhemin e aromave.
31. Matithiahu, një prej levitëve, i parëlinduri i Shalumit, korahiti, ishte përgjegjës për gjërat që gatuheshin në tiganë.
32. Disa nga vëllezërit e tyre midis kehathitëve ishin të ngarkuar përkundrazi të përgatisnin çdo të shtunë bukët e paraqitjes.
33. Këta ishin këngëtarë, të parë të shtëpive atërore të levitëve, që banonin në dhomat e tempullit; ata ishin të përjashtuar nga çdo shërbim tjetër, sepse ishin të zënë ditë e natë me punën e tyre.
34. Këta ishin të parët e shtëpive atërore të levitëve, të parë sipas brezave të tyre; ata banonin në Jeruzalem.
35. Në Gabaon banonin Jeieli, ati i Gabaonit, gruaja e të cilit quhej Maakah.
36. I parëlinduri i tij ishte Abdoni, pastaj erdhën Tsuri, Kishi, Baali, Neri, Nadabi,
37. Gedori, Ahio, Zakaria dhe Miklothi.