18. Ata kanë mbetur deri tani derëtarë të kampit të bijve të Levit në portën e mbretit, në drejtim të lindjes.
19. Shalumi, bir i Koreut, bir i Ebiasafit, bir i Korahut, dhe vëllezërit e tij, korahitët, nga shtëpia e atit të tij, ishin të ngarkuar me punën e shërbimit, si derëtarë të tabernakullit; etërit e tyre ishin caktuar në kampin e Zotit si derëtarë.
20. Finehasi, bir i Eleazarit, kishte qenë në të kaluarën i pari i tyre; dhe Zotit ishte me të.
21. Zakaria, bir i Meshelemiahut, ishte derëtar në hyrjen e çadrës së mbledhjeve.
22. Tërë ata që u zgjodhën si derëtarë ishin dyqind e dymbëdhjetë veta; ata ishin të regjistruar sipas gjenealogjive në fshatrat e tyre. Davidin dhe Samuelin shikuesi i kishte vendosur në zyrën e tyre.
23. Ata dhe bijtë e tyre mbanin përgjegjësinë e ruajtjes së portave të shtëpisë së Zotit, domethënë të shtëpisë së tabernakullit, si derëtarë.
24. Kishte derëtarë në të katër pikat e horizontit: në lindje, në perëndim, në veri dhe në jug.
25. Vëllezërit e tyre, që banonin në fshatrat e tyre, duhet të vinin herë pas here për të qëndruar me ta shtatë ditë,
26. sepse katër derëtarët kryesorë, që ishin levitë, ishin gjithnjë në detyrë. Ata merreshin gjithashtu me mbikëqyrjen e dhomave dhe të thesareve të shtëpisë së Perëndisë;
27. banonin në afërsitë e shtëpisë së Perëndisë, sepse atyre u ishte besuar ruajtja e saj, si dhe hapja e saj çdo mëngjes.
28. Disa prej tyre ishin përgjegjës për objektet që përdoreshin në shërbimin e tempullit, dhe ata i numëronin kur i çonin brenda dhe kur i çonin jashtë.
29. Të tjerë përkundrazi ishin ngarkuar me ruajtjen e mobilieve, të gjithë veglave, të majës së miellit, të verës, të vajit, të temjanit dhe të aromave.
30. Disa bij të priftërinjve përgatisnin melhemin e aromave.
31. Matithiahu, një prej levitëve, i parëlinduri i Shalumit, korahiti, ishte përgjegjës për gjërat që gatuheshin në tiganë.
32. Disa nga vëllezërit e tyre midis kehathitëve ishin të ngarkuar përkundrazi të përgatisnin çdo të shtunë bukët e paraqitjes.
33. Këta ishin këngëtarë, të parë të shtëpive atërore të levitëve, që banonin në dhomat e tempullit; ata ishin të përjashtuar nga çdo shërbim tjetër, sepse ishin të zënë ditë e natë me punën e tyre.
34. Këta ishin të parët e shtëpive atërore të levitëve, të parë sipas brezave të tyre; ata banonin në Jeruzalem.
35. Në Gabaon banonin Jeieli, ati i Gabaonit, gruaja e të cilit quhej Maakah.
36. I parëlinduri i tij ishte Abdoni, pastaj erdhën Tsuri, Kishi, Baali, Neri, Nadabi,
37. Gedori, Ahio, Zakaria dhe Miklothi.