1 i Kronikave 8 Bibla Shqip (ALBB)

1. Beniaminit i lindi Balahu, djali i tij i parë, Ashbeli, i dyti, Anbarahu, i treti,

2. Nohahu, i katërti dhe Rafa i pesti.

3. Bijtë e Belahut ishin Adari, Gheri, Abihudi,

4. Abishua, Naamani, Ahoahu,

5. Ghera, Shefufani dhe Hurami.

6. Këta ishin bijtë e Ehudit (që ishin të parët e shtëpive atërore të banorëve të Gebës që u internuan në Manahath):

7. Naamani, Ahijahu dhe Ghera, që i internoi; atij i lindën Uza dhe Ahihudi.

8. Shaharaimit i lindën fëmijë në tokën e Moabit, mbasi u nda nga bashkëshortja e tij,

9. lindi Jobabi, Tsibia, Mesha, Malkami,

10. Jeutsi, Shakia dhe Mirmah. Këta ishin bijtë e tij, të parët e shtëpive të tyre atërore.

11. Nga Hushimi lindën Abitubi dhe Elpaali.

12. Bijtë e Elpaalit ishin Eberi, Mishami, Shemedi, që ndërtoi Onon, Lodin dhe fshatrat përreth,

13. Beria dhe Shema, që ishin të parët e shtëpive atërore të banorëve të Ajalonit dhe që i bënë të ikin me vrap banorët e Gathit.

14. Ahio, Shashaku, Jeremothi,

15. Zebadiahu, Aradi, Ederi,

16. Mikaeli, Ishpahu, Joha ishin bijtë e Beriahut.

17. Zebadiahu, Meshulami, Hizki, Heberi,

18. Ishmerai, Jizliahu dhe Jobabi ishin bijtë e Elpaalit,

19. Jakimi, Zikri, Zabdi,

20. Elianai, Tsilethaj, Elieli,

21. Adajahu, Berajahu dhe Shimrathi ishin bijtë e Shimeit.

22. Ishpani, Eberi, Elieli,

23. Abdoni, Zikri, Hanani,

24. Hananiahu, Elami, Anthothijahu,

25. Ifdejahu dhe Penueli ishin bijtë e Shashakut.

26. Shamsherai, Shehariahu, Athaliahu,

27. Jaareshiahu, Elijahu dhe Zikri ishin bijtë e Jerohamit.

28. Këta ishin të parët më të rëndësishëm të shtëpive atërore në brezat e tyre; ata banonin në Jeruzalem.

29. I ati i Gabaonit banonte në Gabaon dhe gruaja e tij quhej Maakah.

30. I parëlinduri i tij ishte Abdoni; pastaj i lindën Tsuri, Kishi, Baali dhe Nadabi,

31. Gedori, Ahio, Zekeri,

32. dhe Miklothi të cilit i lindi Shimeahu. Edhe këta banuan përballë vëllezërve të tyre në Jeruzalem bashkë me vëllezërit e tyre.

33. Nerit i lindi Kishi; Kishit i lindi Sauli, Saulit i lindi Jonathani, Malkishua, Abinadabi dhe Eshbaali.

34. I biri i Jonathanit ishte Merib-Baali. Merib-Baalit i lindi Mikahu.

35. Bijtë e Mikahut ishin Pitoni, Meleku, Taarea dhe Ashazi.

36. Ashazit i lindi Jeoadahu; Jeoadahut i lindën Amekethi, Azmavethi dhe Zimri; Zimrit i lindi Motsa.

37. Motsas i lindi Binea, bir i të cilit ishte Rafahu, bir i të cilit ishte Eleasahu, bir i të cilit ishte Atseli.

38. Atseli pati gjashtë bij, emrat e të cilëve ishin: Azrikam, Bokeru, Ishmael, Sheariah, Obadiah dhe Hanan. Tërë këta ishin bij të Atselit.

39. Bijtë e Eshekut, vëllait të tij, ishin Ulami, djali i parë, Jeushi i dyti, dhe Elifeleti, i treti.

40. Bijtë e Ulamit ishin njerëz të fortë dhe trima, harkëtarë të mirë; ata patën shumë bij e nipër, njëqind e pesëdhjetë. Tërë këta ishin trashëgimtarë të Beniaminit.