38. Bijtë e Jetherit ishin Jefuneu, Pispahu dhe Ara.
39. Bijtë e Ula ishin Arahu, Anieli dhe Ritsa.
40. Tërë këta ishin bijtë e Aserit, të parët e shtëpive të tyre atërore, njerëz të zgjedhur, të fortë dhe trima, të parë midis princërve. Ata ishin të regjistruar sipas gjenealogjisë në shërbimin ushtarak për të shkuar në luftë; numri i tyre arrinte në njëzet e gjashtë mijë veta.