1 i Kronikave 6:72-81 Bibla Shqip (ALBB)

72. Nga fisi i Isakarit: Kedeshi me tokat e tij për kullotë, Daberathi me tokat e tij për kullotë,

73. Ramothi me tokat e tij për kullotë dhe Anemi me tokat e tij për kullotë.

74. Nga fisi i Asherit: Mashalin me tokat e tij për kullotë, Abdonin me tokat e tij për kullotë,

75. Hukokun me tokat e tij për kullotë dhe Rehobin me tokat e tij për kullotë.

76. Nga fisi i Neftalit: Kedeshin në Galile me tokat e tij për kullotë, Hamonin me tokat e tij për kullotë dhe Kirjathaimin me tokat e tij për kullotë.

77. Bijve të tjerë të Merarit iu dhanë, nga fisi i Zabulonit, Rimonin me tokat e tij për kullotë dhe Taborin me tokat e tij për kullotë.

78. Matanë Jordanit, pranë Jerikos, në lindje të Jordanit, nga fisi i Rubenit: Betserin në shkretëtirë me tokat e tij për kullotë dhe Jahatsahu me tokat e tij për kullotë,

79. Kedemothi me tokat e tij për kullotë dhe Mefaathi me tokat e tij për kullotë.

80. Nga fisi i Gadit: Ramothi në Galaad me tokat e tij për kullotë, Mahanbim me tokat e tij për kullotë,

81. Heshboni me tokat e tij për kullotë dhe Jazeri me tokat e tij për kullotë.

1 i Kronikave 6