67. Ata u dhanë atyre edhe Sikemin, një ndër qytetet e strehimit, me tokat e tij për kullotë në krahinën malore të Efraimit, dhe Ghezerin me tokat e tij për kullotë,
68. Jokmeamin me tokat e tij për kullotë, Beth-Horonin me tokat e tij për kullotë,
69. Ajalonin me tokat e tij për kullotë, Gath-Rimonin me tokat e tij për kullotë.
70. Dhe nga gjysma e fisit të Manasit, Anerin me tokat e tij për kullotë, Bileamin me tokat e tij për kullotë iu dha pjesës tjetër së familjes së bijve të Kehathit.
71. Bijve të Gershonit iu dhanë, duke i marrë nga familja e gjysmës së fisit të Manasit, Golanin në Bashan me tokat e tij për kullotë dhe Ashtarothin me tokat e tij për kullotë.
72. Nga fisi i Isakarit: Kedeshi me tokat e tij për kullotë, Daberathi me tokat e tij për kullotë,
73. Ramothi me tokat e tij për kullotë dhe Anemi me tokat e tij për kullotë.
74. Nga fisi i Asherit: Mashalin me tokat e tij për kullotë, Abdonin me tokat e tij për kullotë,
75. Hukokun me tokat e tij për kullotë dhe Rehobin me tokat e tij për kullotë.
76. Nga fisi i Neftalit: Kedeshin në Galile me tokat e tij për kullotë, Hamonin me tokat e tij për kullotë dhe Kirjathaimin me tokat e tij për kullotë.