1 i Kronikave 6:64-79 Bibla Shqip (ALBB)

64. Kështu bijtë e Izraelit u dhanë levitëve këto qytete bashkë me toket e tyre për kullotë.

65. Ata ua dhanë me short këto qytete, që janë përmendur me emrin dhe që u janë marrë fisit të bijve të Judës, fisit të bijve të Simeonit dhe fisit të bijve të Beniaminit.

66. Disa familje të bijve të Kehathit patën qytete në territorin që iu caktua atyre dhe që u morën nga fisi i Efraimit.

67. Ata u dhanë atyre edhe Sikemin, një ndër qytetet e strehimit, me tokat e tij për kullotë në krahinën malore të Efraimit, dhe Ghezerin me tokat e tij për kullotë,

68. Jokmeamin me tokat e tij për kullotë, Beth-Horonin me tokat e tij për kullotë,

69. Ajalonin me tokat e tij për kullotë, Gath-Rimonin me tokat e tij për kullotë.

70. Dhe nga gjysma e fisit të Manasit, Anerin me tokat e tij për kullotë, Bileamin me tokat e tij për kullotë iu dha pjesës tjetër së familjes së bijve të Kehathit.

71. Bijve të Gershonit iu dhanë, duke i marrë nga familja e gjysmës së fisit të Manasit, Golanin në Bashan me tokat e tij për kullotë dhe Ashtarothin me tokat e tij për kullotë.

72. Nga fisi i Isakarit: Kedeshi me tokat e tij për kullotë, Daberathi me tokat e tij për kullotë,

73. Ramothi me tokat e tij për kullotë dhe Anemi me tokat e tij për kullotë.

74. Nga fisi i Asherit: Mashalin me tokat e tij për kullotë, Abdonin me tokat e tij për kullotë,

75. Hukokun me tokat e tij për kullotë dhe Rehobin me tokat e tij për kullotë.

76. Nga fisi i Neftalit: Kedeshin në Galile me tokat e tij për kullotë, Hamonin me tokat e tij për kullotë dhe Kirjathaimin me tokat e tij për kullotë.

77. Bijve të tjerë të Merarit iu dhanë, nga fisi i Zabulonit, Rimonin me tokat e tij për kullotë dhe Taborin me tokat e tij për kullotë.

78. Matanë Jordanit, pranë Jerikos, në lindje të Jordanit, nga fisi i Rubenit: Betserin në shkretëtirë me tokat e tij për kullotë dhe Jahatsahu me tokat e tij për kullotë,

79. Kedemothi me tokat e tij për kullotë dhe Mefaathi me tokat e tij për kullotë.

1 i Kronikave 6