1 i Kronikave 6:47-53 Bibla Shqip (ALBB)

47. bir i Mahlit, bir i Mushit, bir i Merarit, bir i Levit.

48. Vëllezërit e tyre, levitët, ishin caktuar për çdo lloj shërbimi në tabernakullin e shtëpisë së Perëndisë.

49. Por Aaroni dhe bijtë e tij ofronin flijime mbi altarin e holokausteve dhe mbi altarin e temjanit, duke e bërë gjithë shërbimin në vendin shumë të shenjtë, dhe për të bërë shlyerjen për Izraelin, sipas gjithë atyre që kishte urdhëruar Moisiu, shërbëtor i Perëndisë.

50. Këta ishin bijtë e Aaronit: Eleazari, bir i të cilit ishte Finehasi, bir i të cilit ishte Abishua,

51. bir i të cilit ishte Buki, bir i të cilit ishte Uzi, bir i të cilit ishte Zerahiah,

52. bir i të cilit ishte Merajothi, bir i të cilit ishte Amariahu, bir i të cilit ishte Ahitubi,

53. bir i të cilit ishte Tsadoku, bir i të cilit ishte Ahimaatsi.

1 i Kronikave 6