1 i Kronikave 6:44-57 Bibla Shqip (ALBB)

44. Bijtë e Merarit, vëllezërit e tyre, qëndronin në të majtë dhe ishin Ethsani, bir i Kishit, bir i Abdiut, bir i Mallukut,

45. bir i Hadshabiahut, bir i Amatsiahut, bir i Hilkiahut,

46. bir i Amtsit, bir i Banit, bir i Shemerit,

47. bir i Mahlit, bir i Mushit, bir i Merarit, bir i Levit.

48. Vëllezërit e tyre, levitët, ishin caktuar për çdo lloj shërbimi në tabernakullin e shtëpisë së Perëndisë.

49. Por Aaroni dhe bijtë e tij ofronin flijime mbi altarin e holokausteve dhe mbi altarin e temjanit, duke e bërë gjithë shërbimin në vendin shumë të shenjtë, dhe për të bërë shlyerjen për Izraelin, sipas gjithë atyre që kishte urdhëruar Moisiu, shërbëtor i Perëndisë.

50. Këta ishin bijtë e Aaronit: Eleazari, bir i të cilit ishte Finehasi, bir i të cilit ishte Abishua,

51. bir i të cilit ishte Buki, bir i të cilit ishte Uzi, bir i të cilit ishte Zerahiah,

52. bir i të cilit ishte Merajothi, bir i të cilit ishte Amariahu, bir i të cilit ishte Ahitubi,

53. bir i të cilit ishte Tsadoku, bir i të cilit ishte Ahimaatsi.

54. Këto ishin vendet e banesave të tyre, sipas ngulimeve të tyre në territoret e tyre, që iu dhanë me short bijve të Aaronit të familjes së kehathitëve;

55. atyre iu dha Hebroni në vendin e Judës me tokat përreth për të kullotur;

56. por arat e qyteti dhe fshatrat e tij iu dhanë Kalebit, birit të Jefunehut.

57. Bijve të Aaronit iu dha Hebroni, një ndër qytetet e strehimit, Libnahu me tokat e tij për kullotë, Jatiri, Eshteoma me tokat e tij për kullotë,

1 i Kronikave 6