1 i Kronikave 6:31-39 Bibla Shqip (ALBB)

31. Këta janë ata që Davidi caktoi për shërbimin e këngës në shtëpinë e Zotit, mbasi iu gjet një vend prehjeje arkës.

32. Ata ushtruan shërbimin e tyre me këngë përpara tabernakullit të çadrës së mbledhjes, derisa Salomoni ndërtoi shtëpinë e Zotit në Jeruzalem; dhe shërbenin sipas rregullores që u ishte caktuar.

33. Këta janë ata që kryenin shërbimin dhe këta bijtë e tyre: Nga bijtë e kehathitëve ishte Hemani, këngëtari, bir i Joelit, bir i Samuelit,

34. bir i Elkanahut, bir i Jerohamit, bir i Elielit, bir i Toahut,

35. bir i Tsufit, bir i Elkanahut, bir i Mahathit, bir i Amasait,

36. bir i Elkanahut, bir i Joelit, bir i Azariahut, bir i Sofonias,

37. bir i Tahathit, bir i Asirit, bir i Ebiasafit, bir i Koreut,

38. bir i Itsharit, bir i Kehathit, bir i Levit, bir i Izraelit.

39. Pastaj vinte i vëllai Asaf, që rrinte në të djathtë të tij; Asafi, bir i Berekiahut, bir i Shimeut,

1 i Kronikave 6