29. Bijtë e Merarit ishin Mahli, bir i të cilit ishte Libni, bir i të cilit ishte Shimei, bir i të cilit ishte Uzahu,
30. bir i të cilit ishte Shimea, bir i të cilit ishte Haghiah, bir i të cilit ishte Asajahu.
31. Këta janë ata që Davidi caktoi për shërbimin e këngës në shtëpinë e Zotit, mbasi iu gjet një vend prehjeje arkës.
32. Ata ushtruan shërbimin e tyre me këngë përpara tabernakullit të çadrës së mbledhjes, derisa Salomoni ndërtoi shtëpinë e Zotit në Jeruzalem; dhe shërbenin sipas rregullores që u ishte caktuar.
33. Këta janë ata që kryenin shërbimin dhe këta bijtë e tyre: Nga bijtë e kehathitëve ishte Hemani, këngëtari, bir i Joelit, bir i Samuelit,
34. bir i Elkanahut, bir i Jerohamit, bir i Elielit, bir i Toahut,
35. bir i Tsufit, bir i Elkanahut, bir i Mahathit, bir i Amasait,