1 i Kronikave 4:8-27 Bibla Shqip (ALBB)

8. Kotzit i lindën Anubi, Cobe-Tsobebahu dhe familjet e Aharhelit, birit të Harumit.

9. Jabetsin e nderonin më tepër se vëllezërit; e ëma i kishte vënë emrin Jabets, sepse thoshte: "E polla me dhembje".

10. Jabetsi kërkoi ndihmën e Perëndisë të Izraelit, duke thënë: "Oh, sikur të më bekoje dhe zgjeroje kufijtë e mi, dhe dora jote të ishte me mua dhe të më ruante nga e keqja që të mos vuaj!". Dhe Perëndia i dha atë që kishte kërkuar.

11. Kelubit, vëllait të Shulahut, i lindi Mehiti, që ishte ati i Eshtonit.

12. Eshtonit i lindën Beth-Rafa, Paseahu dhe Tehinahu, ati i Ir-Nahashit. Këta ishin burrat e Rehahut.

13. Bijtë e Kenazit ishin Othnieli dhe Serajahu. Bijtë e Othnielit ishin Hathathi,

14. dhe Meonathai prej të cilit lindi Ofrahu. Serajahut i lindi Joabi, ati i banorëve të luginës së artizanëve, sepse ishin artizanë.

15. Bijtë e Kalebit, bir i Jefunehut, ishin Iru, Elahu dhe Naami. Kenazi ishte bir i Elahut.

16. Bijtë e Jehaleleelit ishin Zifi, Zifahu, Tiria dhe Asareeli.

17. Bijtë e Ezrahut ishin Jetheri, Meredi, Eferi dhe Jaloni. Bashkëshortja e Meredit lindi Miriamin, Shamain dhe Ishbahun, atin e Eshtemoas.

18. (Gruaja e tij Jehudijah lindi Jeredin, atin e Gedorit, Heberin, atin e Sokohit dhe Jekuthielin, atin e Zanoahut). Këta qenë bijtë e Bithiahut, e bijës së Faraonit, që Meredi kishte marrë për grua.

19. Bijtë e gruas së Hodihajut, motër e Nahamit, ishin ati i Keliahut, Garmeui, dhe Eshtemoa, Maakatheu.

20. Bijtë e Shimonit ishin Amoni, Rinahu, Benhanani dhe Tiloni. Bijtë e Ishit ishin Zohethi dhe Ben-Zohethi.

21. Bijtë e Shelahut, birit të Judës, ishin Eri, ati i Lekahut, Laadahu, ati i Mareshahut, dhe familjet e shtëpisë së punonjësve të endjes së lirit të Beth-Ashbeas.

22. Jokimi dhe njerëzia e Kozebës, Joasi dhe Safari, që sunduan në Moab, dhe Jashubi-Lehemi. Por këto fakte janë të vjetra.

23. Ata ishin poçarë dhe banonin në Netaim dhe në Gederah; banonin aty bashkë me mbretin dhe ishin në shërbim të tij.

24. Bijtë e Simeonit ishin Jemueli, Jamini, Jaribi, Zerahu dhe Shauli,

25. bir i të cilit ishte Shalumi, bir i të cilit ishte Mibsami, bir i të cilit ishte Mishma.

26. Bijtë e Mishmas ishin i biri Hamuel, bir i të cilit ishte Zakuri, bir i të cilit ishte Shimei.

27. Shimei pati gjashtëmbëdhjetë djem e gjashtë vajza; por vëllezërit e tij nuk patën shumë fëmijë; dhe fisi i tyre nuk u shtua si ai i bijve të Judës.

1 i Kronikave 4