1 i Kronikave 3:1-8 Bibla Shqip (ALBB)

1. Këta ishin bijtë e Davidit, që i lindën në Hebron; i parëlinduri ishte Amnoni, nga Ahinoami, jezreelitja; i dyti ishte Danieli, nga Abigail, karmelitja;

2. i treti ishte Absalomi, bir i Maakahut, e bija e Talmait, mbret i Geshurit; i katërti ishte Adonijahu, bir i Haghithit;

3. i pesti ishte Shefatiahu nga Abitali; i gjashti ishte Ithreami, nga Eglahu, bashkëshortja e tij.

4. Këta të gjashtë i lindën në Hebron. Ai mbretëroi atje shtatë vjet e gjashtë muaj, kurse në Jeruzalem mbretëroi tridhjetë e tre vjet.

5. Këta përkundrazi i lindën në Jeruzalem; Shimea, Shobabi, Nathani dhe Salomoni, domethënë katër fëmijë të lindur nga Bath-Sheba, e bija e Amielit.

6. Ishin përveç tyre Ibhari, Elishama, Elifeleti,

7. Nogahu, Nefegu, Jafia,

8. Elishama, Eliada dhe Elifeleti, gjithsej nëntë.

1 i Kronikave 3