4. Në krye të divizionit të muajit të dytë ishte Dodai, ahohiti; në divizionin e tij oficeri më i rëndësishëm ishte Miklothi; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.
5. Komandanti i divizionit të tretë për muajin e tretë ishte Benajahu, bir i priftit Jehojada; ai ishte komandant dhe divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.
6. Benajahu ishte një trim midis të tridhjetëve dhe ishte i pari i të tridhjetëve; në divizionin e tij ndodhej edhe i biri i tij Amizabadi.
7. Komandanti i katërt për muajin e katërt ishte Asaheli, vëllai i Joabit; pas tij vinte i biri, Zebadiahu; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.
8. Komandanti i pestë për muajin e pestë ishte komandanti Shamhuth, izrahiti; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.
9. Komandanti i gjashtë për muajin e gjashtë ishte Ira, bir i Ikeshit, tekoitit; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.