14. Komandanti i njëmbëdhjetë për muajin e njëmbëdhjetë ishte Banajahu nga Pirathoni, një nga bijtë e Efraimit; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.
15. Komandanti i dymbëdhjetë për muajin e dymbëdhjetë ishte Heldai nga Netofa, prej familjes së Othnielit; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.
16. Përveç këtyre, të parët e fiseve të Izraelit ishin këta që vijojnë: i pari i rubenitëve ishte Eliezeri, bir i Zikrit; i pari i simeonitëve, Shefatiahu, bir i Maakahut;
17. i pari i levitëve, Hashabiahu, bir i Kemuelit; i pari i Aaronit, Tsadoku;
18. i pari i Judës, Elihu, një ndër vëllezërit e Davidit, i pari i Isakarit, Omri, bir i Mikaelit;