1 i Kronikave 26:6-12 Bibla Shqip (ALBB)

6. Shemajahut, birit të tij, i lindën bij që sundonin në shtëpitë e tyre atërore, sepse ishin njerëz të fortë dhe trima.

7. Bijtë e Shemajahut ishin Othni, Rafaeli, Obedi dhe Elzabadi, vëllezërit e të cilëve Elihu dhe Semakiahu ishin njerëz trima.

8. Tërë këta ishin bij të Obed-Edomit; ata, bijtë e tyre dhe vëllezërit e tyre, ishin njerëz të zotë, të fuqishëm dhe të aftë të kryenin shërbimin: gjashtëdhjetë pasardhës të Obed-Edomit.

9. Meshelemiahu pati bij dhe vëllezër, tetëmbëdhjetë trima.

10. Hosahu, nga bijtë e Merarit, pati si bij: Shimrin, i pari (megjithëse nuk ishte i parëlinduri, i ati e caktoi të parë),

11. Hilkiahun i dyti, Tebaliahun i treti, Zakarian i katërti: të marrë së bashku bijtë dhe vëllezërit e Hosahut ishin trembëdhjetë.

12. Këtyre klasave të derëtarëve, nëpërmjet të parëve të tyre, por edhe nëpërmjet vëllezërve të tyre, iu besuan shërbimi në shtëpinë e Zotit.

1 i Kronikave 26