1 i Kronikave 26:30-32 Bibla Shqip (ALBB)

30. Ndër hebronitët, Hashabiahu dhe vëllezërit e tij, një mijë e shtatëqind trima, u caktuan të mbikëqyrnin Izraelin, këndej Jordanit, në perëndim, në të tëra çështjet e Zotit dhe të shërbimit të mbretit.

31. Jerijahu ishte i pari i hebronitëve, sipas brezave të shtëpive të tyre atërore. Në vitin e dyzetë të mbretërimit të Davidit u bënë kërkime dhe u gjetën midis tyre njerëz të fortë dhe trima në Jazer të Galaadit.

32. Vëllezërit e tij ishin dy mijë e shtatëqind trima, të parë të shtëpive atërore. Mbreti David u besoi atyre mbikëqyrjen e rubenitëve, të gaditëve, të gjysmës së fisit të Manasit për të gjitha gjërat që kishin të bënin me Perëndinë dhe me punët e mbretit.

1 i Kronikave 26