1 i Kronikave 24:24-31 Bibla Shqip (ALBB)

24. Nga bijtë e Uzielit të parë kishin Mikahun; nga bijtë e Mikahut, Shamirin;

25. i vëllai i Mikahut, Ishshiahu; nga bijtë e Ishshiahut, Zakarian.

26. Nga bijtë e Merarit ishin Mahli dhe Mushi; biri i Jaaziahut, Beno.

27. Bijtë e Merarit me anë të Jaaziahut ishin Beno, Shohami, Zakuri dhe Ibri.

28. Nga Mahli kemi Eleazarin, që nuk pati fëmijë.

29. Nga Kishi, birin e Kishit, Jerahmeelin.

30. Bijtë e Mushit ishin Mahli, Ederi dhe Jerimothi. Këta ishin bijtë e levitëve sipas shtëpive të tyre atërore.

31. Edhe këta, ashtu si bijtë e Aaronit, vëllezër të tyre, hodhën në short në prani të mbretit David, të Tsadokut, të Ahimelekut dhe të të parëve të shtëpive atërore të priftërinjve dhe të levitëve. Të parët e shtëpive atërore u trajtuan në të njëjtën mënyrë si vëllezërit e tyre të rinj.

1 i Kronikave 24