22. Për itsharitët, ata kishin si të parë Shelomothin: bijtë e Shelomothit kishin Jahathin.
23. Bijtë e Hebronit patën si të parë Jeriahun, si të dytë Amariahun, të tretë Jahazielin dhe të katërt Jekomeamin.
24. Nga bijtë e Uzielit të parë kishin Mikahun; nga bijtë e Mikahut, Shamirin;
25. i vëllai i Mikahut, Ishshiahu; nga bijtë e Ishshiahut, Zakarian.
26. Nga bijtë e Merarit ishin Mahli dhe Mushi; biri i Jaaziahut, Beno.
27. Bijtë e Merarit me anë të Jaaziahut ishin Beno, Shohami, Zakuri dhe Ibri.
28. Nga Mahli kemi Eleazarin, që nuk pati fëmijë.
29. Nga Kishi, birin e Kishit, Jerahmeelin.
30. Bijtë e Mushit ishin Mahli, Ederi dhe Jerimothi. Këta ishin bijtë e levitëve sipas shtëpive të tyre atërore.