1 i Kronikave 24:15-21 Bibla Shqip (ALBB)

15. i shtatëmbëdhjeti Heziri, i tetëmbëdhjeti Hapitsetsi,

16. i nëntëmbëdhjeti Pethahiahu, i njëzeti Jehezekeli,

17. i njëzetenjëti Jakini, i njëzetedyti Gamuli,

18. i njëzetetreti Delaiahu, i njëzetekatërti Maaziahu.

19. Këto ishin turnet për shërbimin e tyre kur hynin në shtëpinë e Zotit, sipas normave të caktuara nga Aaroni, ati i tyre, duke iu përmbajtur urdhrave të Zotit, Perëndisë të Izraelit.

20. Sa për pjesën tjetër të bijve të Levit, të bijve të Amramit, Shubaeli; të bijve të Shubaelit, Jehdia.

21. Për Rehabiahun, bijve të Rehabiahut, ata kishin si të parë Ishshiahun.

1 i Kronikave 24