1. Klasat e bijve të Aaronit ishin këto. Bijtë e Aaronit ishin Nadabi, Abihu, Eleazari dhe Ithamari.
2. Nadabi dhe Abihu vdiqën para atit të tyre dhe nuk lanë fëmijë; prandaj ushtruan detyrën e priftit Eleazari dhe Ithamari.
3. Pastaj Davidi, së bashku me Tsadokun, nga bijtë e Eleazarit, dhe me Ahimelekun, nga bijtë e Ithamarit, i ndau sipas detyrave të shërbimit të tyre.
4. Me qenë se kishte më tepër familjarë midis bijve të Eleazarit sesa midis bijve të Ithamarit, ata u ndanë në këtë mënyrë: për bijtë e Eleazarit, gjashtëmbëdhjetë të parë të shtëpisë atërore dhe për bijtë e Ithamarit, tetë të parë sipas shtëpive të tyre atërore.
5. Ata u ndanë me short, si njëra palë ashtu dhe pala tjetër, sepse kishte princa të shenjtërores dhe princa të Perëndisë qoftë midis bijve të Eleazarit, qoftë midis bijve të Ithamarit.
6. Shkruesi Shemajahu, bir i Nathaneelit, një Levit i regjistroi në prani të mbretit, të princave, të priftit Tsadok, të Ahimelekut, birit të Abiathsarit, dhe të të parëve të shtëpive atërore të priftërinjve dhe të levitëve. U hodh në short një shtëpi atërore për Eleazarin dhe një tjetër për Ithamarin.
7. I pari i caktuar nga shorti ishte Jehojaribi, i dyti Jedajahu,
8. i treti Harimi, i katërti Seorimi,
9. i pesti Malkijahu, i gjashti Mijamimi,
10. i shtati Hakotsi, i teti Abijahu,
11. i nënti Jeshua, i dhjeti Shekanjahu,
12. i njëmbëdhjeti Eliashibi, i dymbëdhjeti Jakimi,
13. i trembëdhjeti Hupahu, i katërmbëdhjeti Jeshebeabi,
14. i pesëmbëdhjeti Bilgahu, i gjashtëmbëdhjeti Imeri,