1 i Kronikave 21:27-30 Bibla Shqip (ALBB)

27. Atëherë Zoti urdhëroi engjëllin ta fusë përsëri shpatën e tij në mill.

28. Në atë kohë Davidi, duke parë që Zoti ia kishte plotësuar dëshirën në lëmin e Ornanit, jebuseut, ofroi aty flijime.

29. Në fakt tabernakulli i Zotit që Moisiu kishte ndërtuar në shkretëtirë dhe altari i holokausteve ndodheshin atëherë në vendin e lartë të Gabaonit.

30. Por Davidi nuk mund të shkonte përpara atij altari për t'u këshilluar me Perëndinë, sepse ishte trembur përpara shpatës së engjëllit të Zotit.

1 i Kronikave 21