1 i Kronikave 20:4-8 Bibla Shqip (ALBB)

4. Mbas këtyre ngjarjeve u bë në Gezer një betejë me filistenjtë; atëherë Sibekai nga Hushahu vrau Sipain, një nga pasardhësit e gjigantëve, dhe kështu filistenjtë u poshtëruan.

5. U bë një betejë tjetër me filistenjtë; Elhanani, bir i Jairit, vrau Lahmin, vëllanë e Goliathit nga Gathi, që e kishte shtizën sa një shul endësi.

6. U bë edhe një beteje tjetër në Gath, ku kishte një njeri me shtat të madh, me gjashtë gishtërinj në secilën dorë dhe gjashtë gishtërinj në secilën këmbë, gjithsej njëzet e katër gishtërinj; edhe ai ishte një pasardhës i gjigantëve.

7. Ai e fyeu Izraelin dhe Jonathani, bir i Shimeahut dhe vëlla i Davidit, e vrau.

8. Këta kishin lindur nga gjigantët e Gathit. Ata i zhduku dora e Davidit dhe ajo e shërbëtorëve të tij.

1 i Kronikave 20