1 i Kronikave 2:50-55 Bibla Shqip (ALBB)

50. Këta qenë bijtë e Kalebit: i biri i Hurit, të parëlindurit të Efratahut, Shobali, ati i Kirjath-Jearimit.

51. Salma, ati i Betlemit, dhe Harefi, ati i Beth-Gaderit.

52. Shobali, ati i Kirjath-Jearimit, pati si fëmijë: Haroehin dhe gjysmën e Memuhothit.

53. Familjet e Kirjath-Jearimit ishin ithrenjtë, puthenjtë, sumathenjtë dhe misharaenjtë; prej tyre rrjedhin tsorathitët dhe eshtaolitët.

54. Bijtë e Salmës ishin Betlemi dhe Netofathei, Atroth-Beth-Joabi, gjysma e menathenjve, tsorenjtë,

55. dhe familjet e shkruesve që banonin në Jabets ishin tirathenjtë, shimeathenjtë dhe sukathenjtë. Këta ishin kenenjtë që rrjedhin nga Hamathi, ati i shtëpisë së Rekabit.

1 i Kronikave 2