1 i Kronikave 2:43-49 Bibla Shqip (ALBB)

43. Bijtë e Hebronit ishin Korahu, Tapuahu, Rekemi dhe Shema.

44. Shemas i lindi Rahami, ati i Jorkeamit, dhe Rekemit i lindi Shamai.

45. Shamai pati si djalë Maonin, i cili ishte ati i Beth-Tsurit.

46. Efah, konkubina e Kalebit, lindi Haranin, Motsan dhe Gazezin. Haranit i lindi Gazezin.

47. Bijtë e Jahdait ishin Regemi, Jothami, Geshani, Peleti, Efahu dhe Shaafi.

48. Maakah, konkubina e Kalebit, lindi Sheberin dhe Tirhanahun.

49. Ajo lindi Shaafin, atin e Madmanahut, Shevan, atin e Makbenës dhe të Gibeut. Vajza e Kalebit quhej Aksaha.

1 i Kronikave 2