42. Bijtë e Kalebit, vëllait të Jerahmeelit, ishin Mesha, i parëlinduri që ishte ati i Zifit, dhe bijtë e Mareshahut, ati i Hebronit.
43. Bijtë e Hebronit ishin Korahu, Tapuahu, Rekemi dhe Shema.
44. Shemas i lindi Rahami, ati i Jorkeamit, dhe Rekemit i lindi Shamai.
45. Shamai pati si djalë Maonin, i cili ishte ati i Beth-Tsurit.
46. Efah, konkubina e Kalebit, lindi Haranin, Motsan dhe Gazezin. Haranit i lindi Gazezin.