40. Eleasahut i lindi Sismai; Sismait i lindi Shallumi;
41. Shallumit i lindi Jekamiahu dhe Jekamiahut i lindi Elishama.
42. Bijtë e Kalebit, vëllait të Jerahmeelit, ishin Mesha, i parëlinduri që ishte ati i Zifit, dhe bijtë e Mareshahut, ati i Hebronit.
43. Bijtë e Hebronit ishin Korahu, Tapuahu, Rekemi dhe Shema.
44. Shemas i lindi Rahami, ati i Jorkeamit, dhe Rekemit i lindi Shamai.
45. Shamai pati si djalë Maonin, i cili ishte ati i Beth-Tsurit.
46. Efah, konkubina e Kalebit, lindi Haranin, Motsan dhe Gazezin. Haranit i lindi Gazezin.
47. Bijtë e Jahdait ishin Regemi, Jothami, Geshani, Peleti, Efahu dhe Shaafi.
48. Maakah, konkubina e Kalebit, lindi Sheberin dhe Tirhanahun.